Sunday, August 30, 2026
spot_img
HomeShowbizKy trend në TikTok - ku pronarët trembin qentë e tyre me...

Ky trend në TikTok – ku pronarët trembin qentë e tyre me dekorime të Halloween po vlerësohet si shumë i gabuar

Një trend i ri në TikTok po kritikohet ashpër nga veterinerët, pasi pronarët e qenve përpiqen t’i frikësojnë kafshët e tyre me dekorime të frikshme të Halloween-it.

Ndërsa shumë përdorues e shohin këtë si diçka qesharake, ekspertët paralajmërojnë se mund të ketë pasoja serioze për mirëqenien e kafshëve.


Dr. Anna Foreman, veterinerja e kompanisë Everypaw Pet Insurance, e quajti këtë sjellje “jashtëzakonisht të papërgjegjshme”.

Sipas saj, frikësimi i qëllimshëm i kafshëve mund të shkaktojë ankth, stres dhe në disa raste agresivitet ndaj pronarit.

“Qentë dhe macet nuk e kuptojnë që këto zbukurime nuk janë një kërcënim i vërtetë,” tha ajo.

Ekspertët u bëjnë thirrje përdoruesve të mos ndjekin këtë trend dhe të respektojnë ndjenjat e kafshëve shtëpiake. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT