Sunday, August 30, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Shoferi i taksisë shkaktoi aksidentin te “Plepat” në Prishtinë, tentoi...

Ekskluzive | Shoferi i taksisë shkaktoi aksidentin te “Plepat” në Prishtinë, tentoi kthim gjysmë-rrethor – goditi motorin e Woltit

Detaje të reja kanë dalë lidhur me aksidentin e ndodhur më herët në zonën e “Plepave” në Prishtinë, ku u përfshinë një veturë taksi dhe një motor i Woltit.

Sipas burimeve të Sinjalit, fajtor për aksidentin ishte shoferi i taksisë, i cili po tentonte të bënte një kthim gjysmë-rrethor.

Në momentin e manovrës, ai dyshohet se nuk e ka parë motorin e Woltit që po lëvizte në rrugë, me ç’rast ka ndodhur përplasja.

Pas aksidentit, shoferi i Woltit është parë i shtrirë në tokë. Ende nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT