Një 31-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Zhitom të Poliçanit, teksa po kryheshin punime për hapjen e një pusi uji në tokën e tij.
Gjatë punimeve, një masiv dheu u shkëput papritur dhe e zuri poshtë 31-vjeçarin B. K. Pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk mundi t’u mbijetojë dëmtimeve të marra.
Punimet po kryheshin me një fadromë nga një 39-vjeçar me inicialet E. Gj., banues në Berat, raporton Top Channel, transmeton Sinjali.
Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Beratit, ndërsa 39-vjeçari po hetohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


