Sunday, August 30, 2026
spot_img
HomeLajmeTuristi ankohet për diskriminim në Ulqin: Veturat me targa kosovare e gjermane...

Turisti ankohet për diskriminim në Ulqin: Veturat me targa kosovare e gjermane gjobiten, ato serbe tolerohen

Një turist nga Kosova i është drejtuar Gazetës Sinjali me një ankesë lidhur me mënyrën e trajtimit të automjeteve në një zonë parkimi me pagesë në Ulqin.

Sipas tij, në një hapësirë ku parkimi paguhet përmes kuponëve të blerë në kioskë dhe të vendosur në xhamin e përparmë të automjetit, veturat me targa të Kosovës dhe Gjermanisë po gjobiten, ndërsa, siç pretendon ai, veturat me targa të Serbisë tolerohen.

“Kam një ankesë për në Ulqin si turist, ku shihen veprimet e kundërligjshme të zyrtarëve policorë të atij vendi. Në zonën me pagesë nga komuna, veturat me targa gjermane dhe të Kosovës gjobiten, kurse ato serbe tolerohen”, ka deklaruar ai.

Turisti pretendon se pagesa për parkim bëhej përmes kuponëve, të cilët duhej të vendoseshin në xhamin e përparmë, në anën e shoferit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT