Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Meqë të Gjakovës, ku një person ka ndërruar jetë.
KlanKosova mëson se viktima është Sadri Lokaj nga fshati Sllup i Deçanit.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi kakonfirmuar se si pasojë e lëvizjes së mjetit të rëndë (kamioni) në vendin e punës, personi ka mbetur nën të.
“Sot, rreth orës 09:55, kemi pranuar informatën për një incident në fshatin Meqë. Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se gjatë procesit të punës, shoferi i një mjeti transportues (kamion) ka humbur kontrollin mbi mjetin, me ç’rast kamioni ka rrëshqitur. Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor(mashkull i moshës madhore) i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë. Pas intervenimit, mjeku përgjegjës ka konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm nga Policia për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, tha fillimisht Krasniqi.
Lidhur me këtë rast është arrestuar edhe një person i dyshuar.


