Friday, August 28, 2026
spot_img
HomeLajmeKy dyshohet se është 46-vjeçari nga Kosova që vdiq pasi u godit...

Ky dyshohet se është 46-vjeçari nga Kosova që vdiq pasi u godit nga vetura në Rrugën e Kombit

Mëngjesi i së hënës ka qenë tragjik për 46-vjeçarin nga Kosova, që dyshohet se humbi jetën pasi u godit nga vetura në Rrugën e Kombit.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur, teksa ai pas kishte zbritur nga autobusi, ishte duke kaluar në pjesën tjetër të rrugës, kur u godit nga automjeti, që gjithashtu dyshohet se drejtohej nga një shtetase kosovare.

Viktima e këtij aksidenti dyshohet të jetë K.Aliu.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Shtetit, ku ka njoftuar se viktima kishte vdekur teksa po transportohej për në spital, derisa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT