Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit ka përfunduar mbrëmë në mesnatë pa rezultat, duke çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim, duke cituar Albulena Haxhiu se si ajo u bëri thirrje deputetëve opozitarë të marrin pjesë, duke shkruar se “mungesa e tyre bllokoi procesin.”
Aty citohet po ashtu Kryeministri Albin Kurti ku akuzon opozitën për mungesë konstruktiviteti, ndërsa përmendi kandidaturën e Feride Rushitit.
Në fund, Haxhiu deklaroi se, sipas Kushtetutës, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë dhe zgjedhjet do të shpallen brenda afatit ligjor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


