Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmeKushtetuesja: Të zgjidhet nënkryetari i Kuvendit nga PDK-ja

Kushtetuesja: Të zgjidhet nënkryetari i Kuvendit nga PDK-ja

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të mërkurën, më 23 shtator, lidhur me kërkesat e bashkuara KO256/26 dhe KO258/26, të parashtruara nga deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, dhe deputetë të tjerë.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se deputetët e Kuvendit duhet që sa më parë ta zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar.

Kjo pikë i referohet nënkryetarit që i takon grupit parlamentar të PDK-së, si grupi i dytë më i madh parlamentar në Kuvend.

“TË KONSTATOJË që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet që sa më parë të zgjedhin Nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar, në pajtim me paragrafin 3 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT