Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmeParregullsi në sigurinë në punë, ndalohen punimet në katër objekte ndërtimi

Parregullsi në sigurinë në punë, ndalohen punimet në katër objekte ndërtimi

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në katër objekte ndërtimi në Prizren, Gjilan, Ferizaj dhe Prishtinë, pasi gjatë inspektimeve janë konstatuar parregullsi në mosmarrjen e masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit Qendror të Punës, gjatë inspektimeve në këto katër objekte ndërtimi, nga një në secilën prej komunave të Prizrenit, Gjilanit, Ferizajt dhe Prishtinës, janë evidentuar mangësi që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.

Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në të katër objektet, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës.

Po ashtu, institucioni u ka bërë apel të gjithë punëdhënësve që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT