Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeKurtin për pavarësi e uron edhe Mickoski: Me angazhim të përbashkët do...

Kurtin për pavarësi e uron edhe Mickoski: Me angazhim të përbashkët do t’i forcojmë lidhjet dhe bashkëpunimin tonë

Kanë kaluar dy ditë prej se Kosova e festoi 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, por në adresën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, po vazhdojnë të vijnë në urimet.

Njëri prej atyre që uroi për festën e shtetësisë, ishte edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Letra e Mickoskit shkoi në adresë të Kurtit, më 17 shkurt, por tek sot u publikua.

“Ky rast më mundëson të ritheksoj angazhimin tim të sinqertë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona”, thuhej në këtë urim transmeton Klankosova.tv

Shefi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, i dëshiroi Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj progres, mirëqenie dhe prosperitet.

Ai u shpreh i bindur se me përpjekje të përbashkëta do të vazhdojmë të forcojmë lidhjet në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe do të përmirësojmë bashkëpunimin tonë në kuadër të nismave rajonale dhe shumëpalëshe.

Zyra e Kryeministrit e ka publikuar edhe përkthimin e plotë:

I dashur koleg,

Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, kam nderin dhe kënaqësinë e madhe që t’ju uroj sinqerisht 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, dhe t’i uroj përparim, mirëqenie dhe prosperitet vendit tuaj dhe qytetarëve tuaj.

Ky rast më mundëson të ritheksoj angazhimin tim të sinqertë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona

Jam i bindur se me përpjekje të përbashkëta do të vazhdojmë të forcojmë lidhjet në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe të përmirësojmë bashkëpunimin tonë në kuadër të nismave rajonale dhe shumëpalëshe.

Ju dërgoj, i dashur, konsideratën time më të lartë.

prof. Hristijan Mickoski, PhD

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT