Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti uron Magyer për fitoren e zgjedhjeve në Hungari

Kurti uron Magyer për fitoren e zgjedhjeve në Hungari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar liderin e partisë Tisza të Hungarisë, Peter Magyar, për triumfin e tij në zgjedhjet parlamentare.

Në një reagim të publikuar në platformën “X”, Kurti theksoi se Kosova e mirëpret përkrahjen e qytetarëve hungarezë ndaj vlerave evropiane dhe shprehu vullnetin për bashkëpunim në të ardhmen, transmeton Klankosova.tv.

“Urime Peter Magyar për fitoren në Hungari. Kosova e mirëpret mbështetjen e popullit hungarez për vlerat e Bashkimit Evropian dhe presim me padurim të bashkëpunojmë”, ka deklaruar Kurti.

https://platform.twitter.com/widgets.js

Ndërkohë, zgjedhjet e 12 prillit sollën ndryshim në skenën politike hungareze, ku kryeministri në detyrë, Viktor Orban, pësoi humbje, duke i hapur rrugën opozitës të udhëhequr nga Peter Magyar, i cili tani pritet të formojë kabinetin e ri qeveritar në Budapest.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT