Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajme“Po na dëmtohen gomat”: Qytetari ankohet për gjendjen e rrugës prapa Pallatit...

“Po na dëmtohen gomat”: Qytetari ankohet për gjendjen e rrugës prapa Pallatit të Rinisë

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e Sinjalit pamje nga rruga prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke ngritur shqetësimin për gjendjen e saj pas ndërhyrjeve të fundit.

Sipas tij, në këtë pjesë të rrugës fillimisht janë vendosur pengesa për ngadalësimin e automjeteve, por ato më pas janë hequr.

Qytetari thotë se pas heqjes së pengesave, në asfalt kanë mbetur disa pjesë, për të cilat pretendon se mund t’u shkaktojnë dëme gomave të automjeteve.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihen pjesë të mbetura në sipërfaqen e asfaltit.

Sinjalizuesi ka kritikuar Komunën e Prishtinës për gjendjen e krijuar dhe ka kërkuar intervenim për rregullimin e rrugës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT