Gjeneratorët e energjisë elektrike dhe ekipa e KEDS-it, ishin afër palestrës. Kjo për t’u siguruar që kryeministri në tubimin e tij në Fushë Kosovë të kishte energji elektrike të mjaftueshme e mbase për t’u siguruar se mos të ketë ndalje të saj.
E duket se kritika e mosprezencës së flamurit shtetëror u ka rënë në vesh Lëvizjes Vetëvendosje e koalicionit, pasi në tubimin e mbajtur mbrëmë në Fushë Kosovë u panë edhe disa prej tyre. Por që në skenë vazhdoi të ishte është vetëm ai kombëtar.
Kurti e konsideroi qytezën ku po mbante fjalimin, kryeqytet të preshevasëve e medvegjasve që jetojnë në Kosovë. Ai shtoi që është i vetmi që ka ndihmuar Luginën e Preshevës financiarisht.
E kur përfundoi takimi, përshëndetjen nuk deshi ta bëjë brenda nga xhamat e zi të veturave.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


