Gjendet e pajetë në banesë një e moshuar në lagjen 4. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e moshuara kishte tre ditë që nuk kishte kontaktuar me familjarët dhe fqinjët kanë njoftuar policinë pasi nuk e kishin parë.
Kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë hapur derën e banesës ku ka rezultuar e moshuara e pajetë.
Nga këqyrja paraprake, viktima ka një hematomë në kokë, prej ku dyshohet se është rrëzuar dhe ka humbur jetën. Ajo jetonte e vetme në banesë, shkruan Abcnewsl.al.
Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë veprimet hetimore ndërsa trupi po dërgohet në morg për ekspertizën mjeko ligjore që do të zbardhë shkakun e vdekjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


