Gazetari nga Mitrovica, Urall Boshnjaku, ka deklaruar se Mbrojtja e Afërt e Albin Kurtit e ka shtyer teksa po i drejtohej kryeministrit në detyrë me një pyetje lidhur me deklaratën e djeshme të ish-presidentes Osmani.
Kurti nuk u përgjigj, ndërsa sipas tij, pjesëtarët që i ofrojnë siguri Kurtit “sa nuk e rrëzuan në terrenin plot gurë e dhé”.
“Albin Kurti të ruhet nga ata që e rrethojnë, jo nga pyetjet e gazetarëve!”.
Tutje, sipas tij, Mbrojtja e afërt u është drejtuar gazetarëve që “nëse e prekim atë [Kurtin], bëjmë vepër penale, për çka unë i reagova duke thënë se s’bëjmë ne kurrfare veprash penale”, transmeton Klankosova.tv
“I njejti mu kthye duke më pyetur për emrin e mediumit ku punoj. Mitropol, i thashë, e po i them edhe këtu. Për këtë, kam dëshmitarë edhe kolegët.”


