Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajme“Pazari” i madh i vitit 2027: Kane, Rodri, Vinicius dhe Ronaldo mund...

“Pazari” i madh i vitit 2027: Kane, Rodri, Vinicius dhe Ronaldo mund të mbeten pa kontrata

Tregu i futbollit ka nisur ta kthejë vëmendjen drejt verës së vitit 2027, kur një numër i madh futbollistësh të nivelit të lartë pritet t’i përfundojnë kontratat me klubet e tyre aktuale.

Mes emrave më të njohur që kanë marrëveshje deri në vitin 2027 janë Harry Kane, Rodri, Vinicius Junior, Cristiano Ronaldo, Alisson, Thibaut Courtois, Virgil van Dijk, Bruno Fernandes, Kevin De Bruyne dhe Christian Pulisic.

Situata e tyre po monitorohet nga klubet më të mëdha evropiane, të cilat mund të tentojnë t’i transferojnë me çmime më të ulëta para skadimit të kontratave ose t’i sigurojnë si lojtarë të lirë, nëse marrëveshjet nuk vazhdohen.

Në listë gjendet edhe kapiteni i Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, kontrata e të cilit gjithashtu pritet të përfundojë në verën e vitit 2027.

Portierë si Alisson dhe Courtois, mbrojtës si Federico Dimarco, Lisandro Martinez dhe Van Dijk, si dhe mesfushorë të kalibrit të Rodrit, Bruno Fernandesit dhe Hakan Calhanoglut, mund të bëhen objektiva të rëndësishëm në treg.

Edhe repartet sulmuese përfshijnë emra të mëdhenj, si Kane, Ronaldo, Vinicius Junior, Gabriel Martinelli, Ferran Torres, Romelu Lukaku dhe Son Heung-min.

Klubet pritet të tentojnë vazhdimin e kontratave për ta shmangur largimin e yjeve pa përfituar financiarisht. Në të kundërtën, vera e vitit 2027 mund të sjellë një nga tregjet më të pasura dhe më konkurruese të transferimeve në vitet e fundit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT