Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmeDjali i Kadri Veselit: Edhe dëshmorët e UÇK-së nga qielli e shohin...

Djali i Kadri Veselit: Edhe dëshmorët e UÇK-së nga qielli e shohin me krenari këtë rini

Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, ka thënë se çdo veteran dhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë edhe dëshmorët, e sheh me krenari rininë që po proteston në Prishtinë.

“Unë mendoj që çdo veteran, e çdo ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata që janë gjallë dhe ata që na shohin nga qielli, e shohin me krenari këtë rini”, u shpreh Klestori.

Deklarata e tij u bë para mediave, gjatë protestës që po mbahet në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta po vazhdon për të tetën ditë radhazi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT