Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeShowbizKurti premtoi 12 muaj pushim lehonie me pagesë, madje për të dy...

Kurti premtoi 12 muaj pushim lehonie me pagesë, madje për të dy prindërit por asgjë nuk ndryshoi (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti në fushatën elektorale të 2021-së për zgjedhjet e 14 shkurti, kishte dalë edhe më një premtim tjetër për qytetarët e vendit.

Ai kishe thënë se do të ketë pagesa për nënat që janë në pushim të lehonisë për 12 muaj.

“Pushimi i lehonisë do të jetë 12 muaj, ku pjesëmarrës për pagesën do të jetë edhe shteti dhe këtë mundësi do ta kenë të dy prindërit”, ka thënë Kurti.

Ky premtim nuk është realizuar për katër vitet e Kurti sa ishte në krye të Qeverisë bashkë me partinë që drejton.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) më 5 maj të vitit 2024 publikoi analizën “Ligji i ri i Punës: në mes të nevojës dhe kërkesave për ndryshim”.

Në të cilin u tha: “Në nëntor 2023, kreu i qeverisë si dhe ministri i MFPT në takim me përfaqësuesit e OSHC-ve kishe deklaruar se projektligji i punës do të jetë i gatshëm për diskutim publik brenda pak javëve. Përkundër këtij premtimi, qeveria pa ndonjë shpjegim vetëm pak muaj më vonë, vendos të largojë ligjin e punës nga programi legjislative për vitin 2024. KDI, ka kontaktuar disa herë përfaqësuesit e MFPT për të kuptuar pse ky ligj është larguar nga programi legjislativ, po deri sot nuk është dhënë një shpjegim zyrtar për këtë veprim”.

Sipas KDI-së me mos ndryshim të Ligjit të Punës, nuk pati as ndryshim në pushimet e lehonisë.

Sipas kësaj, Kurti nuk i realizoi ato që i premtoi për pushimin e lehonisë. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT