Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka rikonfirmuar qëndrimin e tij kundër bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke thënë se kjo parti duhet të qëndrojë edhe për një mandat në opozitë.
Kurti theksoi se PDK-ja sapo është larguar nga pushteti pas dy dekadash dhe nuk e sheh të arsyeshme që ajo të kthehet në qeveri.
“Besoj që dhe një mandat minimalisht i duhet PDK-së të jetë në opozitë. Mezi pas 20 vjetëve e nxorëm në opozitë, unë nuk e di pse ky zell i atyre që janë në opozitë, e nuk janë në PDK, ta kthejnë PDK-në në qeverisje”, deklaroi ai për RTK-në.
Kurti kritikoi gjithashtu idenë për një qeveri gjithëpërfshirëse, të cilën e kishte propozuar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke e quajtur një zgjidhje që do ta linte vendin pa opozitë.
“Unë nuk jam për ato solucione qeveri teknike, tranzicionale, gjithpërfshirëse, që e lënë Kosovën pa opozitë. Në demokraci duhet të kemi opozitë”, tha ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


