Tuesday, August 4, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti para takimit me Abdixhikun: Për Qeverinë i kemi votat, por jo për...

Kurti para takimit me Abdixhikun: Për Qeverinë i kemi votat, por jo për presidentin

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Para mediave, Kurti ka deklaruar se është optimist për arritjen e një marrëveshjeje, ndërsa ka thënë se partia e tij ka “mjaftueshëm mbështetje” për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

“Ne kemi mjaftueshëm mbështetje sa i përket Kuvendit dhe qeverisë, por që të gjithë e dini mirë se për zgjedhjen e Presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca, por edhe opozita”, tha Kurti.

Ai ka shtuar se sipas Kushtetutës, presidenti paraqet unitetin e vendit dhe për zgjedhjen e tij duhet të ketë bashkëpunim mes pozitës dhe opozitës.

“Kurse kushtetutshmëria është e tillë që presidentin e sheh si shprehje të unitetit dhe ku opozitë e qeveri duhet të jenë bashkë”, shtoi Kurti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT