Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vlerësuar se partitë opozitare me mospjesëmarrje në Kuvendin e Kosovës për të zgjedhur presidentin e vendit po e bllokon vendin.
“Tash e sa kohw sjelljes e kwsaj opozite janw kryekwput jo shtetwrore dhe aanti-institucionaliste. Ajo është e interesuar në vetëm një gjë: bllokimin e qeverisjes tonë, e cila në këtë mandat ka rezultat historik. Në këto rrethana e gjithë kjo bllokadë opozitare përmes bojkotit të seancave plenare s’mund të quhet ndryshe pos mosnjohje e rezultatit zgjedhor dhe vullnetit të shprehur qartë më 28 dhjetor”, tha Kurti në konferencë.
Kurti tha se opozita e ka edhe një qëllim tjetër.
“Dëshmi për bllokadën është edhe një fakt tjetër për ta kundërshtuar pakon ekonomike për qytetarët, pra rishikimin e buxhetit, përkatësisht përballjen me inflacionin 2.0, u mobilizuan të gjithë, përfshirë edhe Listën Serbe, kurse për president s’po vijnë as në sallë. Me bindjen e thellë që Kosovës s’i duhen bllokadat e atyre 10 muajve të shkuar, me besimin e plotë se Kosovës s’i duhen zgjedhje të reja meqë kemi mbajtur mjaftueshëm më 2025 dhe rezultati ka qenë i qartë, vendit do t’ia humbin edhe së paku mbi 10 milionë euro vetëm për organizimin e zgjedhjeve, pa përmendur dhjetëra milionë të tjerë që humbin për shkak se s’mund të bashkëpunojmë me bashkësinë ndërkombëtare siç duam meqë s’do të kemi Kuvend funksional”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Kurti – opozitës: Jeni joshtetëror dhe anti-institucionalistë appeared first on Sinjali.


