Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka komentuar vendimin e gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos e mbështetur kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.
Kurti tha shkurt se do të flasë për këtë çështje pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Vullnetin për zgjedhjen e presidentit e kemi shndërruar në marrëveshje me LDK-në me emrin e përveçëm të profesor Bekim Sejdiut. Mbrëmë kemi pasur takim në VV me kryesinë, tash po shkoj në mbledhjen e Grupit Parlamentar e më pas do të mund të ju drejtohem”, tha Kurti.
Vendimi i gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos e votuar Sejdiun rrezikon mbështetjen e nevojshme për zgjedhjen e presidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


