Kryeministri Albin Kurti ka shprehur falënderimin për angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të NATO-s për paqe, stabilitet në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Ai gjatë një takimi me delegacionin e Komiteti Ushtarak të NATO-s tha se roli i KFOR-it mbetet thelbësor jo vetëm për sigurinë e vendit, por mbarë rajonit.
Kurti theksoi se, për Kosovën, NATO-ja nuk është vetëm garantues i sigurisë, por orientim strategjik dhe destinacion.
“Në kontekst të procesit të integrimit evropian, ai tha se krahas politikës së pranimit, duhet t’i kushtohet rëndësi edhe dëshirës për anëtarësim.Pasi foli për rritjen e nivelit të sigurisë në vend, me theks në veri, në kontekst rajonal kryeministri përmendi synimet destabilizuese të Serbisë të mbështetur nga Rusia. Kryeministri Kurti, po ashtu, theksoi bashkëpunimin e ngushtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës me NATO-n”, thuhet mes tjerash në një njoftim të Zyrës së Kurtit rreth takimit, transmeton Klankosova.tv.
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s i cili që po qëndron për vizitë në Kosovë po udhëhiqet nga kreu i këtij komiteti, Giuseppe Cavo Dragone, dhe kreu i Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, Gjenerali Sean Clancy.


