Saturday, August 1, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti e VV-ja ende s’e komentojnë ftesën e Prokurorisë Speciale

Kurti e VV-ja ende s’e komentojnë ftesën e Prokurorisë Speciale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, po vazhdon të mbajë mbledhjen e partisë të cilën e kryeson, Lëvizjen Vetëvendosje, teksa vendimin për ftesën që ia bëri sonte Prokuroria Speciale s’e ka komentuar ende.

Ftesën e Prokurorisë Speciale në adresë të Kurtit përveç kryeministrit s’e ka komentuar as edhe ndonjë anëtar i VV-së. Kështu tha gazetarja e Klan Kosovës, Altianë Zogaj, e cila po qëndron përpara zyrave të VV-së.

Lajmin për ftesën e Prokurorisë Speciale më herët e bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kurti është ftuar të dëshmojë më 16 dhjetor pranë Prokurorisë Speciale në cilësinë e dëshmitarit, por që nuk është bërë e ditur se arsyeja e dëshmisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT