Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti e Rushiti keqpërdorën Presidencën për konferencë (VIDEO)

Kurti e Rushiti keqpërdorën Presidencën për konferencë (VIDEO)

Ulësen e shefes së shtetit nuk arriti ta provojë, por hapësirat presidenciale po.

Këmba e Feride Rushitit, ish të propozuarës së Lëvizjes Vetëvendosje për presidente arriti të shkel në institucionin që synoi ta drejtojë, veç pak minuta pasi zgjedhja e saj dështoi, raporton Klan Kosova.

Ndonëse nuk pati asnjë punë aty, Rushiti e shoqëruar nga tashmë kryeministri në detyrë Albin Kurti, në minutat e parë të së mërkurës, iu drejtua mediave nga foltorja e Presidencës.

Pse u zgjodh pikërisht kjo hapësirë, përgjegjës u la dikush tjetër.

Televizioni kontaktoi zëdhënësin e qeverisë Arlind Manxhuka, por i njëjti nuk tregoi arsyen duke deklaruar se nuk ka çka shton nga ajo që është thënë.

Megjithëse, qëllimi i kësaj po thuhet se ishte goxha i kulluar.

Shfrytëzimi i hapësirave presidenciale për deklarata politike po konsiderohet si keqpërdorim.

Klani ka dërguar pyetje edhe në Presidencë për të kërkuar sqarime për këtë, por gjatë ditës nuk mori përgjigje.

Ndiqeni të plotë kronikën më poshtë:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT