Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeShowbizKurti e Gërvalla nuk përshëndeten me Osmanin pas adresimit të zv.presidentit amerikan...

Kurti e Gërvalla nuk përshëndeten me Osmanin pas adresimit të zv.presidentit amerikan (VIDEO)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe zëvendësja e tij, Donika Gërvalla po qëndrojnë në Mynih ku po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Anise të tre përfaqësojnë Kosovën, takimet i kanë pasur të ndara. Ndërkohë, deri më tani nuk kanë publikuar asnjë fotografi së bashku.

Osmani, e cila garoi në një listë me Vetëvendosjen në zgjedhjet e vitit 2021, tash e sa kohë i ka bërë publike mosmarrëveshjet me Qeverinë Kurti, duke përfshirë këtu edhe Donika Gërvallen, e cila drejton partinë “Guxo” të themeluar nga vetë ajo.

Të premten, të tre kanë përcjellur fjalimin e zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance.

Pas përfundimit të adresimit të tij, ata duket se nuk janë përshëndetur fare me njëri tjetrin. Të paktën, kështu tregojnë disa pamje në platformën YouTube.

Ndiqni momentin nga minuta 19:32.

Ndryshe, Kurti në margjina të konferencës ka takuar një deputete finlandeze, Tytti Tuppurainen. Më pas, njëjtë si Osmani ai u takua edhe me emisarin e ri të BE-së për dialogun, Peter Sorensen.

Me këtë të fundit, u takua edhe Gërvalla.

Sipas agjendës, udhëheqësit e Qeverisë Kurti nuk pritet të jenë pjesëmarrës në ndonjë prej paneleve të organizuara këtë vit.

Madje, është parë se në një prej tyre, do të flitet pikërisht për anëtarësimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian. Kurti, i cili gjatë mandatit të tij ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për antarësim, nuk do të jetë pjesëmarrës.

Në panelin “Gati për 2030? Përshpejtimi i anëtarësimit të Ballkanit në BE”, do të jenë kryeministri i Shëqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski./Nacionale

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT