Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajme“Kurti abuzoi me kauzën e bashkimit kombëtar për të ardhur në pushtet”...

“Kurti abuzoi me kauzën e bashkimit kombëtar për të ardhur në pushtet” – thotë Shala (VIDEO)

Bashkimi kombëtar ishte një ndër premtimet kryesore të kryeministrit të vendit Albin Kurti gjatë kohës kur ishte në opozitë.

Megjithatë, pas ardhjes në pushtet, kjo çështje duket se është zbehur ndjeshëm, duke mos u përmendur më as në diskursin publik dhe as në fushatën zgjedhore aktuale, njofton Klankosova.tv.

Historiani Azdren Shala ka kritikuar ashpër këtë qasje, duke e cilësuar atë si një abuzim politik.

“Kurti ka abuzuar më së shumti me këto kauza, sidomos me kauzën e bashkimit kombëtar. Ai nuk ka ndryshuar qëndrim, sepse asnjëherë nuk e ka pasur këtë në fokus. Kjo ishte thjesht një mënyrë për të ardhur në pushtet”, u shpreh Shala, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ndiqeni videon e mëposhtme për më shumë detaje:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT