Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeKur do të përfundojë procesi i numërimit të votave? Përgjigjet KQZSinjali

Kur do të përfundojë procesi i numërimit të votave? Përgjigjet KQZSinjali

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë lajmet më të fundit nga verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës.

Sipas zëdhënësit Valmir Elezi deri në numërimin përfundimtar duhet të pritet edhe për numërimin e votave me kusht, të diasporës, si dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

“Deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare KQZ-ja duhet të të bëjë numërim e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votat nga diaspora”.

Elezi tutje ka treguar se 12 mijë e 801 vota me kusht do të verifikohen dhe më pas numërohen.

“Votimi me kusht dhe atyre i personave me nevoja të veçanta, numri i zarfeve me fletëvotime nga vendvotimet me kusht është 12 mijë e 801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597”, ka thënë ai.

Ai tha se deri më tani janë aprovuar 26 mijë pako me fletëvotime nga votimi me postë teksa janë refuzuar 2 mijë sosh.

“Është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës  , respektivisht nga votimi përmes postës. Nga data 9 shkurt kur ka filluar vlerësimi apo verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës dhe deri më tani, këtij procesi i janë nënshtruar rreth 28 mijë e 99 pako, prej të cilave janë aprovuar 26 mijë e 13 ndërsa janë refuzuar 2 mijë e 57. Arsyeja pse janë refuzuar këto dërgesa postare, është se ato janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës, u mungon dëftesa e regjistrimit apo janë dërguar më shumë se një herë”, ka thënë Elezi.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT