Kupa e Mbretit në Spanjë do të vendoset të shtunën mbrëma nga ora 21:00, në finalen Atletico Madrid – Real Sociedad që zhvillohet në “Estadio de la Cartuja” në Sevilla.
Atletico e synon trofeun e 11-të, ndërsa vjen në këtë ndeshje pasi e eliminoi Barcelonën në Ligën e Kampionëve.
Për herë të fundit Atletico e kishte festuar trofeun e Kupës së Mbretit në edicionin 2012/13.
Ndërkohë, Real Sociedadi e kërkon trofeun e katërt, ndërsa të fundit e kishte fituar në edicionin 2019/20.
Atletico nuk ka humbje nga Sociedadi në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


