Monday, May 25, 2026
spot_img
HomeLajmeKryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë Lladrovcin

Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë Lladrovcin

Komuna e Prishtinës do të organizojë ceremoni përkujtimore me rastin e 70 dhe 71-vjetorit të lindjes së heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

Në një njoftim për media thuhet se kjo ceremoni do të mbahet më 28 maj 2026, duke filluar nga ora 17:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

“Në këtë përvjetor të veçantë, me respekt e mirënjohje kujtojmë guximin, sakrificën dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit, emrat e të cilëve mbeten simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun. Ftojmë qytetarët dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë ceremoni përkujtimore.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT