Friday, September 25, 2026
spot_img
HomeLajmeKRU “Prishtina” alarmon për borxhin 47 milionë euro: U bën thirrje qytetarëve...

KRU “Prishtina” alarmon për borxhin 47 milionë euro: U bën thirrje qytetarëve t’i paguajnë faturat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i paguajnë me kohë faturat e ujit, pasi borxhi i konsumatorëve ka arritur në 47 milionë euro.

Sipas KRU “Prishtina”, grumbullimi i këtij borxhi po ndikon në funksionimin e shërbimit të ujësjellësit dhe në qëndrueshmërinë e furnizimit me ujë.

Kompania ka theksuar se pagesa e faturave është përgjegjësi e secilit konsumator, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos lejojnë akumulimin e mëtejshëm të borxheve.

Nga KRU “Prishtina” kanë vlerësuar se pagesa e rregullt e faturave është në interes të qytetarëve dhe kontribuon në funksionimin e qëndrueshëm të shërbimit të furnizimit me ujë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT