Friday, September 25, 2026
spot_img
HomeLajmeVon der Leyen nis turneun në Ballkan, të enjten qëndron në Kosovë

Von der Leyen nis turneun në Ballkan, të enjten qëndron në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë më 30 shtator një turne në Ballkanin Perëndimor, ku do të vizitojë Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas agjendës së njoftuar nga Komisioni Evropian, ndalesa e parë do të jetë Tirana, ndërsa më 1 tetor Von der Leyen do të qëndrojë në Prishtinë, ku pritet të takohet me krerët e institucioneve të Kosovës.

Gjatë vizitës në rajon, presidentja e Komisionit Evropian do të diskutojë për rrugëtimin e vendeve drejt Bashkimit Evropian dhe progresin në procesin e integrimit gradual. Në agjendën e saj përfshihen edhe vizita në projekte të financuara nga BE-ja.

Pas Kosovës, Von der Leyen do të udhëtojë drejt Podgoricës dhe më pas në Shkup, duke e përmbyllur kështu turneun e saj në Ballkanin Perëndimor.

Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk janë përfshirë në këtë vizitë. Sipas Komisionit Evropian, Von der Leyen do t’i vizitojë këto dy vende në një fazë të mëvonshme për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në të dyja shtetet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT