Mandarinat, të cilat u kthyen mbrapsht nga autoritetet kroate gjatë periudhës 29 nëntor – 11 dhjetor 2024 pasi nga analizat ka rezultuar të jenë me pesticide të rrezikshme për shëndetin e njeriut, nuk janë asgjësuar dhe janë shitur në tregun e Shqipërisë.
Për këtë çështje Prokuroria e Beratit ka nisur prej kohësh një hetim, i cili është konkluduar këtë të mërkurë, me arrestimin e tre personave.
Organi i akuzës njofton se është vënë në pranga një fermer i zonës, administratori i pikës së grumbullimit i cili bleu ngarkesën dhe një inspektor i zyrës rajonale të Veterinarisë.
Tre personat e arrestuar akuzohen për veprat penale të âShkeljes së rregullave mbi lëndët helmueseâ, âProdhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e njerëzveâ, âMashtrimi me produktet ushqimoreâ dhe âShpërdorimi i detyrësâ./A2Cnn
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


