Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeKRM “Pastrimi”: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në hapësira publike

KRM “Pastrimi”: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në hapësira publike

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka bërë të ditur se rastet e hedhjes së mbeturinave në vende ku nuk lejohet janë duke u trajtuar seriozisht dhe janë dërguar në inspektoriat për veprime të mëtejshme.

Nga kjo kompani kanë apeluar te qytetarët që të respektojnë hapësirat publike dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së qytetit.

“Mos harroni, 500 euro është vlera e gjobës që inspektoriati ua shqipton personave që hedhin mbeturina në hapësira publike”, thuhet në njoftimin e KRM “Pastrimi”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT