Tuesday, June 16, 2026
spot_img
HomeLajmeKrijimi i institucioneve: Kurti pret bashkëpunim nga partitë e tjera (VIDEO)

Krijimi i institucioneve: Kurti pret bashkëpunim nga partitë e tjera (VIDEO)

Rruga që doli ta rregullojë i lidh dy komuna.

Kësi lidhjeje, veçse njëkahëshe, por vetëm për çështjen e presidentit, po do kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me krejt partitë opozitare.

Presidencën pranoi se vetë nuk mund ta bëjë me zot shtëpie, pasi i duhen 80 deputetë në sallë.

Teksa i solli në mbamendje ofertat e kaluara, tha se shpreson që kësaj here nuk do të refuzohet, ndërkaq, të tjerat la të kuptohet se i kryen vetë.

Me rezultatin aktual, Lëvizja Vetëvendosje i ka 52 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 22, e Lidhja Demokratike 19. Me këto shifra, partia e parë ende nuk e ka të sigurt nëse do të arrijë që qeverinë ta votojë vetëm më ndihmën e disa deputetëve të minoriteteve, por jo të partive shqiptare.

Ndiqni kronikën në vazhdim:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT