Figura të njohura publike kanë reaguar njëzëri ndaj deklaratave të fundit sulmuese të kryeministrit Albin Kurti ndaj familjes së madhe Devolli.
Punëtorë dhe mbështetës kanë ngritur zërin duke kundërshtuar ashpër qasjen ofenduese të partisë në pushtet në krye me Kurtin.
Ata shprehën krenarinë e tyre e të qenit pjesë e një kompanie që nuk është vetëm një vend pune, por një familje e madhe që ka kontribuar ndër breza për zhvillimin e Kosovës.
Në një fushatë solidariteti dhe krenarie, ata kanë ndarë fotografi duke treguar se puna e tyre nuk ndalet dhe as nuk mposhtet nga sulme të padrejta politike.
”Krenar që jam pjesë e kompanive Devolli! Pushtetet shkojnë e vijnë, puna jonë vazhdon me gjenerata. Devolli, since 1941. Vulë e cilësisë”, thuhet në fushatën e punëtorëve të përkushtuar të kësaj korporate gjigante.
Ndër fytyrat publike që reaguan ndaj kësaj gjuhe denigruese, është drejtori i klankosova.tv, medias online më të madhe në vend dhe rajon dhe moderatori njohur informativ, Kushtrim Reshitaj.
Kryeredaktorja e klankosova.tv, Shkurte Zajmi – Hasaj.
Prirës së redaksisë televizive të departamentit të informacionit, Blerim Xhemajli.
Tutje listën krenare vazhdon moderatori Orhan Murati, më pas ai i edicionit sportiv, Agon Fehmiu dhe komentatori e gazetari sportiv, Andi Shabani.
Pjesë e reagimit mbështetës të familjes Devolli dhe kundër sulmeve të partisë në pushtet, vijoi edhe Diellza Daka, moderatorja e njohur e Big Talk, platformë komentuese e projektit gjigant të shtëpisë më të famshme në trojet shqiptare, Big Brother Vip Kosova.
Veç tyre edhe punëtorë të tjerë jo vetëm fytyra publike, shprehen krenarinë e tyre përmes rrjeteve sociale duke i kërkuar kryeministrit Albin Kurti t’ua respektojë vendin e tyre të punës.
Kujtojmë që ryeministri aktual i vendit, Albin Kurti, njëherit lider i Lëvizjes Vetëvendosje, përdori gjuhë denigruese ndaj familjes Devolli të cilat u përcollën me shumë reagime ashpra nga fytyra të ndryshme publike.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>










