Detaje të shumta janë publikuar nga komunikimet mes ish-shefes së SHISH-it, Vlora Hysenit, dhe Ergys Agasit, ku ky i fundit dyshohet se shfrytëzonte të dhënat që i jepte Hyseni për t’iu shmangur policisë dhe për të qëndruar tetë muaj në arrati.
Në një prej bisedave të publikuara, Hyseni i drejtohet Agasit me mesazhin: “Krejt radarët e shtetit i fik për ty!”
Ky mesazh ka marrë vëmendje të madhe në media dhe në opinionin publik.
Madje, shprehja është kthyer edhe në një slogan të përdorur nga disa biznese, të cilat kanë nisur ta printojnë atë në bluza.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


