Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeKrasniqi nga Reçaku: Rikthehemi këtu për të nderuar ata që dhanë gjithçka...

Krasniqi nga Reçaku: Rikthehemi këtu për të nderuar ata që dhanë gjithçka për liri

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bëri homazhe në Reçak në 26-vjetorin e masakrës, bashkë me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën.

Në Facebook, Krasniqi ka postuar disa fotografi duke thënë se në Reçak rikthehet vit pas viti për të nderuar ata që dhanë gjithçka për liri.

“Në Reçak, vit pas viti, rikthehemi për të kujtuar dhembjen dhe për të nderuar ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë, duke u zotuar ta mbajmë gjallë sakrificën e tyre si dritë udhërrëfyese në rrugëtimin përpara. Drejtësi. Paqe. Liri! Lavdi 45 martirëve të Reçakut”, ka shkruar Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe teksti

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT