Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeKrasniqi: Martirët e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit, drita e pashuar e...

Krasniqi: Martirët e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit, drita e pashuar e lirisë sonë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar viktimat e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit.

Në një postim në Facebook, ai ka shpërndarë fotografi nga homazhet para memorialit të të rënëve nga kjo masakër.

“Sot, në Likoshan dhe Qirez, bashkë me kolegë nga Partia Demokratike e Kosovës, u përkulëm me respekt e mirënjohje para martirëve dhe dëshmorëve të UÇK-së, të cilët 27 vite më parë i dolën përballë armikut me guximin, besimin dhe gjakun e tyre”.

“Ata janë drita e pashuar e lirisë sonë dhe themeli i shtetit që gëzojmë sot. Ne nuk do t’i harrojmë kurrë! Lavdi e përjetshme heronjve të Likoshanit dhe Qirezit”, ka thënë Krasniqi. /Klankosova.tv

The post Krasniqi: Martirët e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit, drita e pashuar e lirisë sonë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT