Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Ferizaj të cilët dyshohen për posedim të narkotikëve.
Ky arrestim ka ardhur në kuadër të planit operativ “Stop droga.
“Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve të saj, në kuadër të planit operativ ‘Stop droga’ më datën 15.05.2026 në Ferizaj ka bërë arrestimin e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë për posedim të narkotikëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Nga njësitë policore në Ferizaj është vërejtur një veturë e dyshuar me targa vendore, me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, i cili pas prezantimit të zyrtarëve policor ka tentuar të largohet me veturë”.
“Policia ka arritur ta ndalojë veturën e dyshuar si dhe ta bëjë arrestimin e të dyshuarit të lartcekur, ku gjatë kontrollit tek vetura e tij janë gjetur 10 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë”.
“Në lidhje me rastin nga njësitë përkatëse policore është kryer kontroll edhe në një lokal dhe në një veturë tjetër të dyshuar, ku dyshohej se po fshihej sasi e narkotikëve nga i dyshuari i dytë mashkull kosovar”.
Në cilësi provash materiale u gjetën dhe konsiskuan një veturë me targa vendore, dy telefona, 10 qese najloni të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë (me peshë 11 gramë), dy peshore, një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike marihuanë e mbushur me 100 qeska të vogla me peshë totale 112.5 gr., një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike marihuanë e mbushur me 36 qeska të vogla me peshë totale 44.0gr., një qese najloni me substancë te dyshuar narkotike marihuanë e mbushur me qeska të vogla me peshë totale 36.4gr., një qese najloni me substancë te dyshuar narkotike marihuanë me peshë totale 10.9gr, një pako me rizlla, një qese najloni me substancë te dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.6 gramë, para të gatshme gjithsej 200 euro, një grinder për bluarje të marihunës.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me autorizim të të cilit është bërë intervistimi i dy të dyshuarve të lartcekur, dhe pas inicimit të rastit ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, të njëjtit janë ndaluar për 48 orë”.


