Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajme“Eşref Rüya” drejt fundit? – Produksioni merr vendimin për vazhdimësinë e serialit...

“Eşref Rüya” drejt fundit? – Produksioni merr vendimin për vazhdimësinë e serialit turk

Përmes një postimi në faqen zyrtare, produksioni i serialit “Eşref Rüya” ka konfirmuar se seriali po shkon drejt fundit, duke njoftuar se kanë mbetur edhe tri episode deri në finalen e madhe.

Në njoftimin e titulluar “Vetëm edhe 3 episode deri në Finalen e Madhe”, produksioni bëri të ditur se historia që mbërtheu publikun para ekranit të Kanal D po përgatitet për mbylljen e saj përfundimtare.

Në deklaratën e publikuar, TİMSBİ Productions theksoi se “disa histori nuk bëhen të paharrueshme sepse zgjasin shumë, por sepse prekin zemrën”.

Sipas produksionit, seriali do të përfundojë në një mënyrë që i përshtatet “shpirtit” të tij, duke lënë pas personazhe që do të mbeten gjatë në kujtesën e shikuesve.

Produksioni ka shfrytëzuar këtë moment edhe për të falënderuar publikun dhe ekipin realizues për mbështetjen dhe përkushtimin gjatë gjithë rrugëtimit të serialit.

Një falënderim i veçantë i është dedikuar audiencës besnike që nuk e la vetëm serialin, si dhe të gjithë ekipit që punoi prapa kamerave për ta sjellë projektin në jetë.

Menjëherë pas postimit, rrjetet sociale u mbushën me reagime të fansave, të cilët shprehën keqardhje për përfundimin e serialit. Shumë prej tyre e konsideruan mbylljen si të parakohshme, duke vlerësuar se historia kishte ende potencial për t’u zhvilluar, sidomos në raport me personazhet kryesore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT