Në ueb-faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë filluar të publikohen rezultatet e para të balotazhit.
Sipas rezultateve të para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në garën për kryetar të Prishtinës, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Pëparim Rama, është në epërsi ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Hajrulla Çeko.
Sipas të dhënave, dalja në zgjedhje ishte 32 për qind, më e ulët se rundin e parë kur votuan 40.10 për qind e votuesve.
KQZ-ja pritet të publikojë vazhdimisht rezultatet e përditësuara ndërsa numërimi përfundon në orët në vijim.


