Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeLajmeVuçiq sulmon Marta Kosin pas anulimit të vizitës në Beograd: Shpjegim i...

Vuçiq sulmon Marta Kosin pas anulimit të vizitës në Beograd: Shpjegim i pakuptimtë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka kritikuar komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, pasi ajo anuloi vizitën e planifikuar në Beograd për shkak të glorifikimit të të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq.

Vuçiq e cilësoi arsyetimin e saj si “budallallëk”, duke pretenduar se nuk është bërë e ditur se kush e ka glorifikuar Mlladiqin.

“Shpjegimi ishte jashtëzakonisht i shkurtër, por budallallëk, si zakonisht. Glorifikimi i gjeneralit Ratko Mlladiq, vetëm se nuk thonë se kush e ka glorifikuar”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve.

Komisionerja evropiane njoftoi përmes një postimi në platformën X se glorifikimi që e ka shoqëruar vdekjen e Mlladiqit bie ndesh me vlerat e BE-së.

“Ratko Mlladiq u dënua për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Kthimi i eshtrave të tij në Beograd i rikujton Evropës faqet më të errëta të historisë sonë të kohëve të fundit”, shkroi Kos.

Ajo theksoi se rruga drejt anëtarësimit në BE kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të sinqertë dhe respekt për viktimat e krimeve të luftës, duke shtuar se vlerat e Unionit nuk janë të negociueshme.

Vuçiq, ndërkaq, e akuzoi Kosin se është gjithmonë “lajmëtarja dhe nismëtarja” sa herë që ka diçka negative për t’u thënë për Serbinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT