Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po synon ta përcaktojë vetë datën e zgjedhjeve të reja.
Sipas Gjinit, dy datat që po synohen janë 22 nëntori dhe 27 dhjetori. Ai akuzoi Kurtin se po përpiqet ta realizojë këtë përmes shkeljeve kushtetuese.
“Po e cakton datën vetë. Ose 22 nëntorin, ose 27 dhjetorin. Po e lajthit gjithë popullin, por edhe një pjesë të spektrit politik”, deklaroi Gjini.
Ai e cilësoi thirrjen e seancës më 9 shtator si “shkelje brutale” të normave kushtetuese, duke thënë se vendi prej dy vjetësh ndodhet në një krizë të qëllimshme institucionale.
Gjini u bëri thirrje dy partive të tjera që të mos bëhen pjesë e asaj që ai e konsideron shkelje të Kushtetutës dhe nxjerrje të Kosovës “nga binarët”.
Sipas tij, sjellja e pushtetit ndaj institucioneve po e çon vendin buzë shkatërrimit, ndërsa riparimi i dëmit të shkaktuar mund të kërkojë vite.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


