Monday, June 22, 2026
spot_img
HomeLajmeKQZ në pritje të vendimeve për ankesat, shtyhet shpallja e rezultateve përfundimtare

KQZ në pritje të vendimeve për ankesat, shtyhet shpallja e rezultateve përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk do t’i shpallë ende rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, pasi është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave në institucionet kompetente.

Zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i shpalljes së rezultateve përfundimtare varet nga vendimmarrja për ankesat që lidhen me procesin zgjedhor.

Sipas tij, KQZ do të veprojë vetëm pasi të përfundojnë të gjitha procedurat ankimore dhe të qartësohen çdo obligim që mund të dalë nga vendimet e institucioneve përkatëse.

Ndërkohë, në Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë dorëzuar dy ankesa që lidhen me procesin e rinumërimit, të paraqitura nga Partia Demokratike e Kosovës.

Sipas afateve ligjore, Paneli ka tri ditë kohë për të shqyrtuar dhe marrë vendim për këto ankesa, ndërsa afati 48-orësh për paraqitjen e tyre tashmë ka përfunduar.

Procesi zgjedhor pritet të finalizohet vetëm pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, përfshirë vendimet e ankesave që mund të ndikojnë në rezultatet përfundimtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT