Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeKQZ në ‘kurth’: Prapë fiton CETIS, tash paguhet më shumë (VIDEO)

KQZ në ‘kurth’: Prapë fiton CETIS, tash paguhet më shumë (VIDEO)

Në tentimin e parë dështuan ta gjejnë kompaninë.

E në të dytin nuk patën qare pa e pranuar të vetmen që dha ofertë për shtypje të fletëvotimeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.

Bile, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua t’i japë edhe më shumë para se që kishte planifikuar për këtë punë firmës sllovene CETIS që nuk la tender pa fituar këtu.

Madje për t’ia bërë këto para që i kërkoi, pos 284 mijë e 506 eurove që i kishte ndarë KQZ, ky institucion u detyrua t’i marr nga projektet tjera për të cilat tashmë i ka përfunduar kontratat.

Me gjasë këta nuk e pritën që do t’iu rritet ccmimi për këto zgjedhje, pasi CETIS kishte fituar tenderin për zgjedhjet e 28 dhjetorit me 247 mijë euro.

Derisa ishte eleminuar një firmë tjerët kosovare, anise ishte më e lirë.

Sllovenët fituan edhe në këtë thirrje të KQZ-së, anise edhe vet e kishin pranuar që gabuan në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale në Mitrovicë e Gjakovë.

Ndonëse gabuan e kërkojnë më shumë para, vendimi që CETIS të printojë sërish fletëvotimet u tha se ishte i domosdoshëm, pasi ato duhet të jenë gati më herët për votimet nga diaspora.

Detajet në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

 

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT