Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten ka përfunduar rinumërimin e 185 vendvotimeve për të cilat ishte marrë vendim për rinumërim, duke mbyllur kështu të gjitha aktivitetet e numërimit për zgjedhjet e 7 qershorit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sdeklaroi se institucioni është teknikisht i gatshëm për shpalljen e rezultateve përfundimtare, por paraprakisht duhet të përfundojnë afatet ligjore për paraqitjen e ankesave dhe të merret konfirmimi nga PZAP nëse ka raste në shqyrtim.
Vetëm pas përfundimit të këtyre procedurave dhe konfirmimit nga PZAP-ja, KQZ-ja pritet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. /Klankosova.tv


