Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e regjistrimit për qytetarët me nevoja të veçanta që nuk kanë mundësi të votojnë fizikisht në vendvotimet e tyre gjatë zgjedhjeve të ardhshme.
Sipas njoftimit të KQZ-së, personave me aftësi të kufizuara do t’u mundësohet votimi në shtëpitë e tyre përmes ekipeve mobile të angazhuara nga institucioni zgjedhor.
Afati për aplikim do të jetë i hapur nga 22 deri më 31 maj 2026, ndërsa regjistrimi mund të bëhet online përmes platformës së KQZ-së ose pranë komisioneve komunale të zgjedhjeve.
KQZ u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që plotësojnë kriteret të regjistrohen me kohë, në mënyrë që të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për votim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


