Saturday, August 15, 2026
spot_img
HomeLajmeKosovari i arrestuar në Serbi, MPJD: Kemi njoftuar BE-në dhe vendet e...

Kosovari i arrestuar në Serbi, MPJD: Kemi njoftuar BE-në dhe vendet e Quint-it

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se do të vazhdojë monitorimin e afërt të rastit të shtetasit të Kosovës, Dukagjin Maxhuni, ndaj të cilit autoritetet e Serbisë kanë iniciuar procedurë penale.

Përmes Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, MPJD-ja ka njoftuar Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi dhe ka dërguar notë verbale te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it, me qëllim të sigurimit të angazhimit ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së Maxhunit.

Sipas ministrisë, ambasadori i Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të arrestuarit.

MPJD-ja ka bërë të ditur se përmes Zyrës Ndërlidhëse do të procedojë edhe kërkesën zyrtare për lejimin e vizitës ndaj Maxhunit, e cila pritet të realizohet gjatë javës së ardhshme.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Serbi, do të vazhdojë monitorimin e afërt të këtij rasti dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme diplomatike për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Ndaj të njëjtit, Serbia ka caktuar paraburgim prej 30 ditësh.

Kosovari i arrestuar nga Serbia nën dyshimet për krime lufte, s’është veteran i UÇK-së

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT