Monday, June 15, 2026
spot_img
HomeSportKosova në kërkim të fitores sonte ndaj Islandës

Kosova në kërkim të fitores sonte ndaj Islandës

Kombëtarja “verdhekaltër” do t’i bëjë konak Islandës sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në duelin e parë të “play-off”-it të Ligës së Kombeve.

Takimi nis në ora 20:45, me ekipin e drejtuar nga Franco Foda që kërkon një rezultat pozitiv përpara sfidës vendimtare në Spanjë.

Ekipi që do të dalë më i suksesshëm nga ky duel i dyfishtë do të luajë në Ligën B, ndërsa skuadra humbëse do të zbresë në Ligën C në edicionin e ardhshëm, njofton Klankosova.tv.

Kosova synon të shfrytëzojë përparësinë e fushës dhe përkrahjen e tifozëve, të cilët kanë siguruar të gjitha biletat, duke garantuar një atmosferë të zjarrtë në “Fadil Vokrri”.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të dielën në Murcia të Spanjës, ku do të vendoset përfundimisht fati i këtij përballjeje./Klankosova.tv.

The post Kosova në kërkim të fitores sonte ndaj Islandës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT